Al Nassr humbi 0-2 nga Al Hilal dhe Cristiano Ronaldo për pak u përjashtua me karton të kuq pasi goditi kundërshtarin e tij.
Për më tepër, portugezi bëri një gjest të turpshëm kur dëgjoi thirrje në favor të Messit.
Futbollisti preku organin gjenital teksa tifozët thërrisnin emrin e Leo Messi-t.
Sipas ‘Daily Mail’, avokati saudit Nouf bin Ahmed ka bërë thirrje që Ronaldo të depërtohet.
“Kjo konsiderohet një krim i çnderimit publik dhe është një nga krimet që sjell arrestim dhe dëbim nëse kryhet nga një i huaj” -shkruan ai.
Disa sauditë e mbështetën vendimin e avokatit dhe besojnë se ylli portugez nuk duhet të përfshihet në sjellje të tilla në Arabinë Saudite.
Al Nassr nuk ka sqaruar ende asgjë zyrtarisht, por klubi saudit shpjegoi se portugezi e bëri gjestin për shkak se mori një goditje në organet gjenitale gjatë ndeshjes.