Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Ka kaluar kaq kohe! Me ne fund, Tuna me projektin e saj te ri muzikor

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Prej 2 vitesh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë e kemi ndjerë mungesën e saj. Kënga e fundit që ajo ka publikuar është “Amoni”, që u lançua në tetor të 2019-s. Por duket se nuk do të na duhet të presim dhe shumë, sepse Tuna është gati të rikthehet sërish në muzikë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet duke punuar në një studio muzikore. Në foton shfaqen bashkëpuntorët e Tunës, që duket se po punojnë për projektin e saj të ri muzikor. Këngëtarja nuk ka dhënë detaje më tepër, por me shumë mundësi kënga e re nuk do të vonojë edhe shumë.

Para 2 ditësh, Tuna festoi ditëlindjen me zemrën të mbushur plot. Ajo ndau në rrjete sociale  një foto me dy djemtë e saj në Instagram pa asnjë lloj mbishkrimi, por duke nënkuptuar se këtë vit ndihet më e lumtur se kurrë e përmbushur plotësisht si nënë e dy fëmijëve.

Ndërkohë, urimin e parë publik për ditëlindjen e saj, Tuna e mori nga Dafina Zeqiri. Kjo e fundit publikoi foton e Tunës me djemtë dhe në kokë i vendosi një kurorë ku shkruhej: “Jeta është e mirë”.

“Gëzuar ditëlindjen zemër”, shkroi Dafina përkrah fotos së Tunës.

Kujtojmë se kohë më parë, për shumë vite më radhë Tuna dhe Dafina janë cilësuar si armike të njëra-tjetrës. Dy artistet bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.

Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Gjërat mes tyre u dukën që nuk ishin ok, kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte.

Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA. Më pas në emisionin “NIN”, Dafina sqaroi se raportet mes tyre janë të mira, duke nënkuptuar se i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës. Ndërkaq, para disa muajsh u raportua se vajzat do të sillnin një duet së bashku, por deri më tani nuk kemi asnjë informacion mbi këtë projekt të këngëtareve.

/iconstyle

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ja si përgjigjet Ledri Vula

Françeska Murati reagon pas zjarrit në banesë: “Më njoftuan ndjekësit. U tmerrova”

Irani bën bilancin: Ja sa njerëz humbën jetën nga lufta me Izraelin

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.