Personazhe të shumtë kanë treguar se u është ofruar për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, mirëpo për arsye të ndryshme e kanë refuzuar.
Një rast i tillë është edhe ai i aktorit Julian Deda, por ai e ka lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë e formatit në sezonin tjetër.
Teksa kishte organizuar një pyetësor me ndjekësit në Instagram, një prej tyre i shkroi: “A e ke menduar ndonjëherë të hysh në bbv se ju shkodranët jeni të papam”.
Ndërsa aktori tregoi se e ka marrë ftesën mirëpo e ka refuzuar për arsye personale, por ‘të shohim herës tjetër…mbase“- ka shkruar ai.