Sapo startoi programi me i dashur per te gjithe ne, Për’puthen. Ndryshe nga te heret e tjera, prezantimi filloi nga djemte, te cilet kete sezon do te jene 16.
E kush jane 3 konkurentet e pare qe jane me gati se kurre per t’i rembyer zemren njeres prej vajzave?
Denzel Koçi, është ndër konkurrentët e këtij sezoni të tretë të Për’puthen. Ai është 24 vjeç, ka lindur në Mynih, por tashmë jeton në Tiranë. Aktualisht punon në biznesin e tij.
Njihuni me Argjend Rracin, djalin e ëmbël që futet sot në Për’puthen. Ai është 27-vjeç, ka lindur në Pejë dhe aktualisht jeton në Gjermani, ku edhe punon si recepsionist.
Jurgen Boduri, djali me rezultate ekselente futet në Për’puthen. Është 24 vjeç, ka lindur në Berat, por aktualisht jeton në Tiranë. Pozicioni aktual i punës: Asistent menaxher.
Eduard Kuçi, është 23-vjeçari që ka lindur dhe banon në Zvicër. Ai punon në bisnesin e tij familjarë, ndërsa në Për’Puthen hyn me një qëllim “dua një grua të fortë siç jam vetë”.
Julian Çela është vetëm 19-vjeç. Ai ka lindur në Lushnjë, por aktualisht banon në Tiranë, ndërsa momentalisht është i papunë. Çela hyn në Për’puthen me një deklaratë të fortë: Nëse do isha femër do isha lesbike!