Me siguri e mbani mend Ermela Mezuraj, fituesen e “Big Brother 4” dhe një nga vajzat më bukuroshe të këtij reality show. Ermela ka qenë vajza e parë që rrëmbeu çmimin asokohe.
Ndonëse kujtohet si konkurrente e fortë dhe luftarake, Ermela prej vitesh është tërhequr nga jeta publike.
Megjithatë ajo është shfaqur së fundmi në një foto krah një tjetër konkurrenti të BB, Toros Shahinit teksa të dy jetojnë jashtë vendit.
Ermela ndërkohë ka postuar disa foto në profilin e saj në Instagram dhe shihet se pas kaq vitesh ka ende të njëjtën bukuri.