Nicolas Bay, politikani francez i së djathtës ekstreme dhe njëkohësisht edhe deputet i Parlamentit Evropian ka arrirtur të tërheqë mjaft vëmendje së fundmi për postimet e tij në Instagram, pas një vizive në Serbi e Kosovë.
Ai ka thënë disa të pavërteta historike për ndjekësit e tij në lidhje me shtetet, po ashtu duke ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje duke arritur deri aty sa ka deklaruar se “Kosova është Serbi”.
Bay, që në rastin më të mirë është ndoshta një nga politikanët më të painformuar të PE-së dhe në rastin më të keq, “i shtyrë” për të bërë këto deklarata provokuese, ofenduese dhe të gënjeshtërta, ka hasur në reagimin e shumë shqiptarëve në rrjetin social, shumë prej tyre edhe personazhe të njohur.
Përmendim këtu thirrjet për ta raportuar profilin e tij të mbushur me postime pro-serbe nga Capital T apo Florjan Binaj, ndërsa reperja Tayna ka bërë më shumë se kaq, duke ju drejtuar politikanit me disa fjalë në InstaStory.
“Kosova është Kosovë ose përndryshe Kosova është Shqipëri. Kosovarët janë Ilirë dhe Pellazgë, keni dëgjuar ndonjëherë për ta? Nuk më kujtohet që serbët të ishin në Ballkan në atë kohë meqenëse ju dini shumë për ta. E kam fjalën për vitin 400 para Krishtit ose shekullin e 12-të para Krishtit. Mësoni historinë tuaj zotëri, sepse qartësisht truri juaj është shpërlarë”-shkruan reperja.