Modelja Jori Delli ka ndarë jo pak herë histori të saj personale apo profesionale me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”.
Së fundmi, ajo ka treguar se si ka tërhequr vëmendjen e ish kryeministrit Italian Silvio Berlusconi teksa ishin të ftuar në një program.
Jori tha se Berlusconi i kishte kërkuar regjisë që t’i fokusonin më shumë kamerat tek ajo, mirëpo kjo gjë bëri që drejtuesi i programit mos t’a ftonte më Jorin për një kohë të gjatë.
“Isha njëherë në një emision “Tiki Taka”, ai mori në telefon regjinë edhe tha ‘vendosni kamerat më shumë tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi. Unë për fajin e tij nuk shkova më te emisioni për muaj. Se prezantuesi nuk donte të jepte idenë sikur Berlusconi ngaste atë, edhe ai nuk më foli më. Mori në telefon regjinë Berlusconi dhe tha kush është ajo vajza, tregoje më shumë. Edhe nuk vajta më.”– tha ajo.