Një deklaratë e Luizit dhe Jorit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku ndër të tjera treguan se njihen që para hyrjes në reality show, trazoi një rrjet të tërë.
Madje një pjesë e mirë e publikut hamendësoi se dyshja kanë qenë në një lidhje.
Mirëpo si qëndron e vërteta? Pikërisht për këtë ka folur mikesha e modeles së fundmi.
Teksa u pyet në rrjetet sociale në lidhje me raportin e Jorit dhe Luizit, mikesha e modeles tregoi se ata nuk njihen aspak jashtë BBV dhe se e gjitha ka qenë në kuadër të shakasë.
“A ka qenë Jori ish e dashura e Luizit”, pyet ndjekësi, të cilës ajo iu përgjigj:
“Jo, nuk njihen. Kur thanë që njihen e bënë për lojë për banorët”.