Jori Delli është kthyer në një prej modeleve më simpatike të “Big Brother VIP”, e cila shpesh ka krijuar situata komike brenda shtëpisë.
Mirëpo në ditët e para të pjesmarrjes së saj, ajo çka mori vëmendjen ishte pamja fizike e modeles.
Së fundmi në një bisedë me Efin, Jori ka folur për operacionin plastik që ka kryer në gjoks.
E pyetur nga kjo e fundit, ajo ka treguar se e ka kryer ndërhyrjen në një moshë të vogël, 21 vjeçare, dhe është penduar për masën e madhe që ka vendosur të bëjë gjoksin e saj.