Mëngjesin e sotëm banorët e rinj e kanë nisur ditën duke u ankuar për gërhimat.
Duket se Luiz Ejllit i janë shtuar ‘shokë’ që gërhasin.
Ndërkohë Jori shprehet se edhe Elvisi gërhiste shumë dhe për këtë arsye meriton edhe nominimin.
Madje duke qeshur, modelja ia tha këtë gjë edhe aktorit të humorit.
Megjithëse ka vetëm pak ditë që i është bashkuar shtëpisë së BBV, Jori është kthyer në një nga banoret më të preferuara për publikun e kjo për arsye të pozitivitetit që ka.