Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Jori Delli është bërë aktive nëpër intervista si dhe në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin radiofonik, “Top Albania Radio”, ku ndër të tjera është pyetur edhe për raportin me Luizin.
Një nga momentet që u komentua shumë jashtë shtëpisë ishte kur këngëtari ngacmonte Jorin për një njohje të hershme që ata kishin bashkë.
Mirëpo, modelja e ka hedhur poshtë diçka të tillë duke thënë se ishte e gjitha në kontekstin e shakasë.
“Luizi aty brenda ishte shumë karizmatik, tallej jo në kuptimin e keq të fjalës.(qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Nuk kam patur më kontakte me të që pas mbarimit të “BBV”. Me Kiarën nuk kemi folur shumë, nga ana ime nuk ka patur hatërmbetje dhe jo nuk më ka ftuar në dasmë. Luizi më ftoi kur ishim brenda, nuk e di a vlen ftesa tani që kemi dalur.(qesh)”-tha ajo.
Gjithashtu, së fundmi Jori është parë në shoqërinë e reperit Noizy duke aluduar për një bashkëpunim apo diçka më shumë mes tyre.
“Ishte një bashkëpunim për videoklip. Kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin tek Currilat. Erdhi kërkesa në Instagram, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn. Më shkruajti që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit. Ideja ishte shumë e bukur. Mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi.“- sqaroi modelja.