Jori Delli në xhirime me Cristiano Ronaldon dhe Neymar vite më parë, ja çfarë ka deklaruar për takimin me ta

Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare por që ka zhvilluar karrierën e saj në Itali ku edhe jeton, prej kohësh është bërë pjesë e mediave në vendin tonë.

E të shtunën u bë pjesë e “Big Brother VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për sportivitetin dhe natyrën e saj paqësore e të qeshur.

Jori ka arritur shumë suksese në vendin fqinj dhe një prej tyre është edhe një projekt i përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Në vitin 2019, modelja ka qenë protagoniste në një spot reklamash me futbollistët.

E ftuar nga Piero Chiambretti në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”, Jori ka folur për takimin e saj me Neymar dhe Cristiano Ronaldo.

Ajo i tha Chiambretti-t asokohe se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti.

Ajo gjithashtu saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune. E provokuar asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, ajo tha: “Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze “. 

https://www.instagram.com/p/B1v6wvYodZR/?utm_source=ig_web_copy_link

25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, një ish-trajneri i Torinos dhe Livornos, dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor.

Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori.

Pak vite më parë, Delli zbuloi se kishte marrë mesazhe të shumta përmes Instagramit nga futbollistë , shumë prej të cilëve ishin të martuar dhe kishin fëmijë.

Burimi: /RevistaClass