Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare por që ka zhvilluar karrierën e saj në Itali ku edhe jeton, prej kohësh është bërë pjesë e mediave në vendin tonë.
E të shtunën u bë pjesë e “Big Brother VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm për pamjen fizike, por edhe për sportivitetin dhe natyrën e saj paqësore e të qeshur.
Jori ka arritur shumë suksese në vendin fqinj dhe një prej tyre është edhe një projekt i përbashkët me dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Neymar. Në vitin 2019, modelja ka qenë protagoniste në një spot reklamash me futbollistët.
E ftuar nga Piero Chiambretti në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”, Jori ka folur për takimin e saj me Neymar dhe Cristiano Ronaldo.
Ajo i tha Chiambretti-t asokohe se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti.
Ajo gjithashtu saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune. E provokuar asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, ajo tha: “Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze “.
25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, një ish-trajneri i Torinos dhe Livornos, dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor.
“Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me Rolls-Royce-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi,” tha Jori.
Pak vite më parë, Delli zbuloi se kishte marrë mesazhe të shumta përmes Instagramit nga futbollistë , shumë prej të cilëve ishin të martuar dhe kishin fëmijë.
Burimi: /RevistaClass