Presidenti Joe Biden ngjalli shqetësim pas disa komenteve të tij.
Ndërsa mbante një fjalim në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë mbi pasigurinë ushqimore, Biden kërkoi të fliste me një politikane të ndjerë.
Presidenti ishte duke falënderuar ata që kishin punuar pa u lodhur, kur ai u duk se harroi që përfaqësuesja e shtetit të Indianës, Jackie Walorski kishte vdekur në një aksident me makinë në fillim të gushtit.
“Dua t’ju falënderoj të gjithë ju këtu, duke përfshirë zyrtarët e zgjedhur dypartiakë si Përfaqësuesi [Jim] McGovern, Senatori [Mike] Braun, Senatori [Cory] Booker, Përfaqësuesja Jackie – jeni këtu? Ku është Jackie? – Unë mendova se ajo do të ishte këtu,” tha Biden, përpara se të shtonte në mënyrë të sikletshme: “Ajo nuk mund të jetë këtu”.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre më vonë konfirmoi se Biden, në fakt, i referohej përfaqësueses së ndjerë dhe jo dikujt tjetër me një emër të ngjashëm.
“Presidenti po përmendte kampionët e Kongresit për këtë çështje dhe po pranonte punën e saj të pabesueshme. Ai kishte planifikuar të mirëpriste familjen e kongresmenes në Shtëpinë e Bardhë të premten,” shpjegoi Jean-Pierre. “Do të ketë një projektligj që do të nënshkruhet për nder të saj këtë të premte të ardhshme, kështu që, sigurisht, ajo ishte në mendjen e tij”.
Kritikët dhe mbështetësit e Bidenit u tronditën nga gabimi, pasi Presidenti dhe gruaja e tij, Dr. Jill Biden, bënë një deklaratë të përbashkët të pikëlluar për vdekjen e saj në fillim të gushtit.
Kjo nuk është hera e parë që Biden ka ngjallur shqetësime për stabilitetin e tij mendor. Personaliteti i diskutueshëm televiziv Dr. Oz i bëri thirrje Biden që të bënte një test vlerësimi për të konfirmuar se ai ishte mirë pasi u shfaq i hutuar në disa fjalime, si në rastin kur iu referua ish-Zonjës së Parë Michelle Obama si ish-zëvendëspresidente.
Burimi: /RevistaClass