Arjola Demiri pas daljes nga Big Brother, i është rikthyer shfaqjeve e sidomos “Portokallisë”.
Sot, e ftuar në Pardon My French” në Top Albania Radio, ku si rrallë herë ka rrëfyer detaje nga karriera e jeta personale, ajo ka zbuluar më shumë edhe rreth projekteve ku është e angazhuar dhe sidomos rreth atyre që do të jetë.
Sic e thamë, “Portokallia” vazhdon, për të cilën aktorja tha: “Nëse kam luajtur në “Big Brother” do të luaj edhe në “Portokalli”- deklaratë që tregon se Demiri është më e përkushtuar se kurrë për të dhënë më të mirën në kabarenë e njohur.
Nga ana tjetër, e pyetur nëse e ka menduar ta luajë ndonjëherë historinë e jetës së saj në film, ajo tregoi:
“Në fakt ka më shumë se tre vite që Kastriot Abdyli, një regjisor i Kosovës, më kërkon që të bëj script-in e historikut të jetës. Në fakt e kam parë disa herë veten në sekuenca filmike të jetës dhe kur e mendoj ndoshta do ta luaj në këtë pjesën e moshës që jam sepse kuptohet kam qenë më e re kur jam bërë nënë. Ndoshta do të jetë dikush tjetër në vendin tim kur kam qenë më e re. Nëse ky film do të bëhet që unë kam shmë dëshirë të bëhet, kam përshtypjen që do të ishte mjaft i suksesshëm edhe jashtë.”
Po ashtu Arjola ka folur edhe në lidhje me planet e saj në të ardhmen e afërt, duke zbuluar edhe projektin e saj më të ri që është një emision në Kosovë dhe ku do ta shohim si asnjëherë më parë si moderatore.
“Është një emision televiziv që do të transmetohet të dielave, mjaft familjar dhe do të doja ta sfidoja veten edhe si prezantuese.”