Jo vetëm ish-banori kanadez! Televizioni grek jehonë Luizit, prezantuesi habitet me atë që dëgjon

Sikur të mos mjafonte buja në Shqipëri, ku Big Brother Vip po shfaqet kudo, si në rrjetet sociale po ashtu dhe në titujt e portaleve, banorët e shtëpisë më të famshme po zënë hapësira televizive edhe në mediat e huaja.

Pas vëmendjes që Luizi i tërhoqi fituesit të Big Brother Vip Canada, Kevin Jacobs, ku ky i fundit nuk nguroi të shprehte mbështetjen për këngëtarin, ditën e sotme ka qenë radha e mediave greke.

Në një nga emisionet e vendit fqinj shihet se është shfaqur Luizi me Maestron teksa janë duke kënduar brenda në shtëpi një nga këngët më të famshme greke, “Zilevo”.

Kënga e Giorgos Mazonakis në Big Brother Shqipëri”, dëgjohet të thotë prezantuesi i emisionit i cili duket jo pak i habitur.