Një postim i Donald Veshajt pak më parë ngriti dyshimet se ish-finalisti i “BBVIP” do të rifutej sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e sotme.
Dhe kjo që duket se do të ndodhë vërtetë, teksa konfirmimi ka ardhur nga vetë drejtuesja e programit, Arbana Osmani, e cila ka zbuluar po ashtu se Donaldi nuk do të jetë i vetmi që do të surprizojë banorët aktual të formatit këtë mbrëmje.
Kështu, me anë të një fotoje që ka postuar në InstaStory, Arbana tregon se sot së bashku me Donaldin do të hyjë dhe Iliri Shaqiri, fitues i edicionit të vjetshëm, teksa me shumë gjasë do të darkojnë me banorët dhe do të ndajnë eksperiencat e tyre.
Nuk dihet nëse pjesë e surprizës do të jenë edhe finalistet e tjera, Einxhel Shkira dhe Beniada, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim, megjithatë pak por e sigurtë është që finalistët e “BBVIP 1” dhe “BBVIP 2” sonte bëhen bashkë, në atë që do jetë me shumë mundësi një mbrëmje mjaft interesante për fansat e programit.
Kujtojmë se Iliri ka hyrë edhe më parë në shtëpi këtë sezon, teksa ishte pjesë e një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku konkurentët nuk duhet të reagonin për prezencën e tij, ndërsa për Donaldin do jetë hera e parë, edhe pse është përfolur disa herë një hyrje e mundshme e artistit.