Shumë javë pasi e kishte paralajmëruar publikimin e saj, Enca lançoi ditën e djeshme këngën më të re “Rakia”. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.
Por Bearti nuk ishte djali i vetëm që shfaqet në klipin e këngëtares. Në klipin e “Rakia” protagonist ishte dhe një tjetër model, i cili luan rolin e ish të dashurit të Encës. Në fakt modeli në fjalë nuk është i njohur për shqiptarët, sepse është mësuar se ai është me origjinë nga Serbia.
Djali që shfaqet në klipin e Encës quhet Stefan Stojanovic dhe në Instagram tregon se punon si dizajner këpucësh. Nuk dihet se si mund të jetë njohur Enca me modelin nga Serbia, por mesa duket këngëtares i ka bërë goxha përshtypje dhe nuk ka hezituar aspak që ta ftojë si protagonist në klipin e saj.
Kujtojmë se para pak ditësh Enca zbuloi se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe tregut muzikor ndërkombëtar. Ajo i la fansat e saj ta pyesin në lidhje me gjithçka që kanë dëshirë dhe një i huaj i ka kërkuar që të flasë edhe në anglisht, sepse ata nuk e kuptojnë kur shkruan në shqip.
“Ti ke më shumë fansa të huaj, kështu që pse flet në gjuhën tënde? Bëje si në Dubai”, i ka shkruar dikush.
“Bëj më të mirën time për të respektuar fansat e mi, shqiptarë dhe të huaj, kështu që përpiqem t’i përziej bashkë të dyja gjuhët. Këngë ndërkombëtare vjen së shpejti”, është përgjigjur Enca.
/iconstyle