Efi ishte një prej ish banoreve që iu dha sërish mundësia për t’u bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Ajo ka qenë përkrahëse e Luizit mirëpo u duk se ky i fundit nuk ishte fort i kënaqur me rikthimin e saj në garë.
Në momentin që ajo hyri në shtëpi, Luizi nuk shkoi ta takonte por ishte në kërkim të Kiarës.
Më pas, gjatë një bisede me këtë të fundit, Luizi u shpreh se do fillojë t’a studiojë Efin pasi nuk është komplet ashtu siç duket.
Gjithashtu, mbrëmjen e djeshme çuditërisht pati një aleancë mes tij dhe Qetsorit. Ata po diskutonin për faktin se vetëm një banor nga të rikthyerit do të mund të shkonte në finale.
Ndaj, Luizi u shpreh se do të donte vetëm Kiarën në finale duke lënë kështu mënjanë Efin, ndërkohë që më parë ai shprehej se Kiara është ajo që ia dobëson lojën, ndërsa Efin e konsideronte krahun e tij të djathtë.
Luizi është shprehur disa herë se do të bëjë çmos për të fituar këtë garë, duke përfshirë këtu mbase edhe eleminimin e Efit.
Ndaj mbetet për t’u parë në vijim nëse ajo do të ecë krah Luizit në këtë rrugëtim apo do të kthehen në kundërshtarë.