Artistja shqiptare, Xhesika Polo konkurron në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Lotët e mi”, një “autobiografi në vargje”, në të cilën ajo tregon të gjithë dhimbjen e akumuluar gjatë dy viteve të fundit.
“Personalisht, le të themi që indicia kryesore ka qenë vetja ime. Kisha nevojë ta nxirrja të gjithë dhimbjen e akumuluar që kam pasur këto dy vitet e fundit. Jeta nuk është treguar edhe aq e mëshirshme me mua duke nisur që nga humbja e mamasë time, probleme të tjera dhe isha shumë e mbushur.
Mendoj që mënyra e vetme për të gjetur pak qetësi shpirtërore, qoftë edhe mendore ishte të nxirrja dhimbjen në mënyrën time më të bukur që është muzika dhe melodia.”, tha ajo.