Reperi i njohur Stresi gjithmonë ka ditur si të tërheqë vëmendjen e publikut me anë të deklaratave të tij.
Së fundmi, teksa po diskutonte me një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, reperi zbuloi se një ndër planet e tij ka qenë realizimi i një filmi biografik për jetën e tij.
Mirëpo diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Stresi tregoi se për realizimin e këtij filmi, iu kërkua shuma marramendëse prej 500 mijë eurosh.
“Për filmin që kisha dëshirë me bo unë, për historinë time më kanë kërkuar mbi 500 mijë euro, por ke kamera ke gjëra për të shkatërruar, është punë e madhe”, ka thënë ai.
Më pas, pasi u pyet nga Juliana nëse e ka fjalën për dokumentar apo film, Stresi tha:
’Film. Për dokumentar, kisha bo 8. Është shumë thjeshtë. Një aparat në dorë, me një skenarist të mirë…’.