Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Jennifer Aniston rrëfen për herë të parë rrugëtimin e vështirë për të mbetur shtatzënë

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Jennifer Aniston u përball me një luftë të fshehtë me fekondimin in vitro (IVF), për të cilën ka folur vetëm tani.

Aktorja është në kopertinën e revistës Allure të këtij muaji dhe në intervistën shoqëruese ka rrëfyer disa të pathëna.

Ajo tregoi se donte të kishte fëmijë, por pati probleme për të mbetur shtatzënë dhe i mbajti të fshehta përpjekjet e saj.

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua,” reflektoi Aniston.

Ajo tha se askush nuk ishte në dijeni për përpjekjet e saj dhe nuk tregoi se kur e bëri këtë përpjekje saktësisht. Megjithatë, ajo tha se ka provuar pothuajse gjithçka, përfshirë IVF.

“Të gjitha ato vite dhe vite spekulimesh… Ishte vërtet e vështirë,” tha Aniston. “Isha duke bërë IVF, duke pirë çajra kinezë. Po u hidhja gjithçka. Do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji një nder vetes’. Thjesht nuk e mendova. Kështu që, ja ku jam sot. Anija ka lundruar.”

Aniston tha se tashmë, në moshën 53-vjeçare, ka bërë paqe me rrugën e saj. Aktorja nuk pati kurrë fëmijë, por tha se nuk është penduar, duke shtuar:

“Në fakt ndiej pak lehtësim tani, sepse nuk ka më: ‘A mundem? Ndoshta. Ndoshta. Ndoshta.’ Nuk duhet të mendoj më për këtë”.

Aniston reflektoi mbi periudhën kur njerëzit kishin spekuluar më së shumti për planet e saj për t’u bërë me fëmijë: gjatë ndarjes së saj nga Brad Pitt në 2005-ën.

Në atë kohë, tabloidët spekuluan se ata u ndanë sepse Aniston kishte refuzuar të kishte fëmijë me Pitt, gjë që aktorja e ka mohuar në atë kohë. Në intervistën me Allure, Aniston tha se ideja se ishte thjesht egoiste dhe thjesht i interesonte vetëm karriera e saj, ende i dhemb.

“Dhe Zoti na ruajt që një grua të jetë e suksesshme dhe të mos ketë fëmijë,” tha ajo. “Dhe arsyeja pse burri im më la, pse ne u ndamë dhe i dhamë fund martesës, ishte sepse nuk doja t’i jepja një fëmijë. Ishte gënjeshtër absolute. Nuk kam asgjë për të fshehur në këtë moment.”

Aniston shtoi se pas kaq shumë vitesh që ka mbajtur të fshehtë historinë e saj me IVF-në, tani nuk ka më asgjë për të fshehur.

Burimi: /Revista Class

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin në apartamentin 500 mijë eurosh të Françeska Muratit

Atentat vrasje ndaj presidentit ukrainas, Zelenskyt në Poloni — zbardhet ngjarja

“S’ka më dyshime!” Loredana shtatzënë? Ky detaj ka bindur fansat

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.