“Love Island Albania” pritet të nisë së shpejti nën drejtimin e Luana Vjollcës dhe deri më tani, janë zbuluar disa prej rregullave të programit, po ashtu edhe disa prej konkurentëve të mundshëm.
Ndërsa sot janë publikuar edhe disa prej sekreteve të këtij programi.
Llogaria zyrtare e reality show-t na ka bërë me dije këto rregulla:
1. Çiftet flenë në të njëjtin krevat që në natën e parë.
2. Konsumimi i alkoolit është i limituar.
3. “Ishullorët” nuk lejohet ta dinë se sa është ora.
4. Janë 24 orë nën monitorimin e kamerave.
Për ju që nuk e dini, formula e këtij programi funksionon kështu: konkurentët aka “ishullorët”, do të jetojnë të izoluar nga gjithë bota e jashme në një vilë, të mbikëqyrur gjithë kohën nga kamerat.
Sipas “Anabel”, banorët e ishullit do të qëndrojnë në një nga vilat më të mëdha në një prej rezorteve në Palasë, ndërsa për të “mbijetuar” në vilë, banorët duhet të shoqërohen me patjetër me një tjetër banor të vilës, për dashuri, miqësi ose fundja edhe para.
Çdo banor që gjatë javës mbetet single, eliminohet. Gjithsesi pjesëmarrësit mund të eliminohen edhe përmes votimit të publikut, teksa do të përballen me lojëra dhe sfida, të krijuara për të testuar aftësitë e tyre fizike dhe mendore. Në fund të sezonit, publiku voton për të përcaktuar çiftin fitues.
https://www.instagram.com/p/CtHe03ytmk3/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
