Bashkë me sezonin e ri të ‘Top-Channel”, do të startojë dhe emisioni i njohur “Dance with the Stars”, me moderatoren e konfirmuar tashmë, Bora Zemani.
Përpos kësaj, ditën e sotme kanë dalë të tjera detaje përsa i përket konkurrentëve pjesëmarrës.
Burime për ‘Kryefjala’ bëjnë me dije se dy nga konkurrentët e spektaklit janë Irini Qirjako dhe Mihrije Braha.
Dy këngëtaret e njohura pritet t’i bashkëngjiten edhe konkurrentëve të tjerë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se në juri do të jetë edhe producentja Holta Dulaku e cila vite më parë e solli këtë spektakël në ‘Vizion Plus’.
Sa i takon kryetarit të jurisë, burime për Top Channel raportuan se do të jetë koreografi i njohur dhe balerini Kledi Kadiu.
