Ingrit Gjoni ishte një ndër të ftuarat e radhës në Më lër të flas këtë të shtunë, ku foli edhe nje here per sherrin me me Ciljeta Xhilagan, me te cilen ka 20 vite miqesi.
Ingriti tregoi se sherri ndodhi për një laps sysh.
“Kam kujtime me Çiljetën, kam kujtime me shumë kolegë. Çili është shumë mirë, dikur jemi zënë për një laps sysh. Kam shumë kujtime me të. Miqësia me Çilin sigurisht vazhdon”- tregoi këngëtarja në “Më Lër të Flas.”
Nuk kishte si të mos mungonte një pyetje nga jeta personale e këngëtares, e cila tha se asnjëherë nuk ka qenë vetëm.
Donald: Si shkon jeta personale?
Ingrit Si kokrra e mollës.
Donald: Po këtë mollën e ha njeri apo se ha njeri?
Ingrit: Edhe hahet ndonjëherë, kur kemi kohë ditë hën, marte, se enjte premte shtunë kemi koncerte.
Donald: Shumë mirë.
Romeo: Duke qenë se jetën tënde personale nuk e nxjerr në portale në ça faze je tani, je s’je?
Ingrit: Unë nuk kam qenë asnjëherë vetëm.
Romeo: Po ça fati!
Kujtojmë se Ingrit Gjoni është nënë e një djali të quajtur Parid.