Enrique Iglesias ka qenë “Hero-i” i miliona gocave për vite me radhë dhe lajmi i fundit i ka mërzitur të gjithë. Ylli spanjoll ka bërë me dije se po mendon të tërhiqet nga muzika dhe se albumi që po realizon do jetë i fundit. Në një bisedë me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri, që do nisë shumë shpejt 46-vjeçari është shprehur se nuk ishte një mendim i momentit pasi ka vite që dëshiron të tërhiqet nga muzika.
Albumi që quhet “Final”, do të ketë dy volume dhe pas tyre mbaron çdo gjë, ka deklaruar këngëtari. Ky do të jetë albumi i njëmbëdhjetë i artistit, pas 25 vitesh në muzikë.
“Mund të jetë albumi im i fundit. Nuk është diçka që e kam menduar muajt e fundit. Është diçka që kam disa vite që e mendoj. Do të ketë një Vol.1 dhe Vol.2 por do jenë të fundit. Mendoj se është momenti i duhur në jetën dhe karrierën time për t’u tërhequr dhe këtë gjë e kam menduar që nga viti 2015”, ka lajmëruar Iglesias.