“Reality show” i shumëpritur nga publiku shqiptar “Big Brother VIP”, po shkon drejt perfundimit te pergatitjeve dhe eshte thuajse gari per te rinisur pas kaq shume kohesh ‘pushim’.
Eshte konfirmuar tashme se moderatore do jete po ajo qe ka qene dhe ne sezonet e kaluar, Arbana Osmani.
Së fundmi, Arbana ka publikuar në rrjetin e saj social në “Instagram” foto me të madhin Alfonso Signorini në studion e programit italian.
Krahas përgëzimeve, ajo që ka marrë vëmendjen ka qenë një komenti i një ndjekëseje, e cila e ka kritikuar Arbanën në lidhje me mënyrën e saj të veshjes.
“Du me ta ba nje “vrejtje miqesore”. Thjeshte per zog qejfit per nje kafe me “Chemin” vishesh lyhesh e rregullohesh me del miss… Shkon ne nje vend kaq madheshtor ne kontakt me njerez shume te njohur, ne nje vend kaq gjigand… vishesh si me ken tu shku me rujt lopet”, ka shkruar ndjekësja.
Ky koment nuk ka mbetur pa rënë në syrin e moderatores, e cila i është kthyer gjithë lezet:
“Jam veshur qe te jem rehat se kam ardhur per pune jo per qejf”