Mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Kiara dhe Efi kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, shkak fjalët e kësaj të fundit pak kohë më parë ku shprehte mbështetjen për Luizin dhe kritikonte moderatoren.
Debati është sjellë sërish në vëmendje sot. Efi ka treguar se para se të ri-hynin në BBV, ajo ka diskutuar me Kiarën në lidhje me pamjet e transmetuara kohë më parë, ku shtoi se moderatorja ka qenë mëse në rregull me fjalët e saj dhe se nuk ka aspak hatërmbetje mes tyre.
Mirëpo ndryshe nga ajo që i tha Efit, Kiara tregoi tek Luizi në mënyrë indirekte se ka hatërmbetje me Efin.
E gjithë situata si duket nuk i pëlqeu aspak Efit, e cila “shpërtheu” ndaj Kiarës, duke e quajtur “gënjeshtare dhe një zhgënjim total”.
“Je superfallco, je zhgënjim total. Nesë dikush ka pyetur se kush do e zëvendësoj Oltën në shtëpi, ja ku e keni. “