E ëma e moderatores Bora Zemani feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë për të nuk kishte si të mungonte një dedikim special nga e bija.
Moderatorja ka postuar në foto me të ëmën duke i bashkëngjitur urimin e ditëlindjes.
“Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive…shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua Mam @ermirazemani e mira ime”, ka shkruar Bora në postim.
Një rastësi e bukur është se ditëlindja e nënës së saj përkon me atë të vëllait të Donaldit, Mario Veshaj, për të cilin Bora nuk e kurseu një urim publik.
Në seksionin e komenteve në urimin e Romeos për Marion, u vu re edhe komenti i Bora Zemanit.
“Edhe 100 më i bukuri i familjes”, ka shkruar moderatorja.