Ndërsa studio përgatitej për nisjen e puntatës, regjia vendos muzikë në sfond per ti dhënë më shumë energji konkurrentëve.
Një ndër vajzat që duket se po e shijonte muzikën më së tepërmi ishte Jasmina, e cila po kërcente në një mënyrë shumë provokuese para djemve.
Ajo që të bien më sy është fakti se ajo fton djemt një e nga një për të kërcyer, por jo Andin që e ka përballë. Kjo gjë mesa duket e irriton Andin dhe e bën të distancohet. Më pas Jasmina e fton për të kërcyer por ai e refuzon.
Ndërkohë që vetëm disa puntata më pas, të dy shihen duke kërcyer shumë pranë njëri-tjetrit, të përqafuar, të qeshur e duke lëvizur nën ritmin e muzikës pa iu interesuar për të tjerët përrreth.