Jasmina e Për’Puthen është një nga vajzat më të komentuara të rrjetit dhe pse Për’ puthen ka përfunduar prej kohësh për të.
Së fundmi ajo postoi një video ku tregoi se ish partneri i saj e bënte të ndihejt e ‘vdekur’ përbrenda.
Mesa duket ish konkurrentja e Për’puthen është në një faze melankolie pasi ka publikuar një tjetër video me tone emocionale dhe të ndjera.
Bashkangjitur me videon ajo shkruan: “Bëj kujdes nga një vajzë të cilës personi i parë që i ka thyer zemër ka qenë i babai i saj.”
Jasmina një vit më parë gjatë rrugëtimit të saj në Për’puthen foli për herë të parë për jetën e saj private dhe fëmijërinë, ku zbuloi se prindërit e saj janë divorcuar që kur ajo ka qenë 3 vjeç dhe që atëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me të atin.