Jane ne pritje te nje femije, por a jeni kurioze te shihni si dukeshin vete Einxhel dhe Dagz kur ishin femije?

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të parë.

Çifti para pak ditësh ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë duke treguar hapur lumturinë e tyre për pritjen e ëmbël.

Gjinia e bebit nuk dihet ende ndërsa moderatorja ka zbuluar se vetëm Aurora, motra e Dagz e di a është vajzë apo djalë, ndërsa vet do ta zbulojnë në një ceremoni që do ta organizojnë së shpejti.

Teksa çifti po presin të bëhen prindër ne do t’ju kujtojmë si dukeshin ata kur ishin bebe.

Shumë simpatik dhe të ëmbël dhe këto foto na japin një ide se si mund të duket bebi i tyre.