Gjashtë muaj pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye West, Kim është “e hapur” për mundësinë e rikthimit me të raporton ditën e sotme E!Online. “Kim nuk po nxiton.
Ajo dhe Kanye kanë marrëdhënie të mirë tani dhe ajo nuk do të nxitojë për të çuar përpara divorcin. Ata ndodhen së bashku në një vend të mrekullueshëm tani dhe Kim po e shijon në maksimum.
Kanye ka shpresa se ata do rikthehen sërish bashkë dhe Kim është treguar e hapur për këtë.“- ka thënë një burim për median e njohur amerikane.
Dyshja, të cilët u martuan në vitin 2014, kanë qenë shumë të afërt këto kohë, duke përfshirë një vizitë kohët e fundit në San Francisko me katër fëmijët e tyre dhe një drekë vetëm të dy në Malibu dy javë më parë.
Kim madje pranoi të rikrijonte dasmën e tyre në një nga festat e dëgjimit të “Donda” në gusht, duke bërë një paraqitje madhështore me një fustan martese “Balenciaga Couture” dhe një vello.
Shto këtu faktin që ka marrë pjesë në të gjitha festat e dëgjimit të albumit dhe e ka mbështetur në rrjetet sociale.
Mirëpo, teksa nga njëra anë flitet për ribashkim nga ana tjetër flitet për tradhëti. Thuhet se Kanye e ka tradhtuar Kim pasi ajo solli në jetë dy fëmijët e tyre të parë. Dhe shkak për këtë është bërë kënga e reperit “Hurricane”, që duket se e ka nxjerrë atë zbuluar. Kjo pasi shumë media raportojnë se kënga është dëshmia e tij për të gjitha gabimet dhe marrjen e përgjegjësisë për prishjen e martesës së tyre.
“Këtu unë veproj si shumë i pasur / Këtu shkoj me një vajzë të re / Dhe unë e di cila është e vërteta / Ende luaj edhe pas dy fëmijëve / Është shumë për t’u përballuar kur jeta jote është gjithmonë në lëvizje.”- thuhet në tekstin e këngës.
“Page Six” shkruan se “vajza e re” nuk është Irina Shayk, pasi nëse e lexon me kujdes tekstin e këngës, ai i referohet tradhtisë së tij menjëherë pasi Kim solli në jetë djalin e tyre, Saint. Pavarësisht tradhtisë, Kim nuk hoqi dorë nga bashkëshorti i saj, pasi ata pritën edhe dy fëmijë të tjerë para se t’i jepnin fund martesës.