“Jam zhgënjyer nga Monika tani që jam jashtë!” Sheila flet pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”

Sheila Haxhiraj është banorja e dytë që u largua nga “Big Brother VIP Albania”. E ftuar në “Fan Club”, Sheila është rrëfyer për herë të parë pas eliminimit duke u shprehur se ende ‘nuk ka mbledhur’ veten pas daljes nga shtëpia, pasi edhe regjimi i ka ndryshuar.

“Brenda kisha harruar çdo gjë, isha fokusuar te loja, por pashë që më kishte marr malli pafund për famijlen dhe shoqërinë. Natën e parë nuk më zuri gjumi, akoma nuk kam mbledhur veten, nuk po mësohem se regjimi më ka ndryshuar shumë. Do çdo gjë kohën e vet!”, tha ajo.

Më tej, ajo u pyet edhe nëse ka ndryshuar mendim për ndonjë situatë tani që i ka parë situatat nga jashtë. Sheila u shpreh e zhgënjyer nga Monika dhe tha se gjërat brenda shtëpisë duken ndryshe. Në studion e “Big Brother VIP” përballë Arbanës sapo doli, Sheila tha se sheh Ilirin si pretendentin kryesor për të fituar.

Por, sot tha se përveç tij edhe Donaldi është një nga pretendentët dhe shtoi se mendon se ai është djal i zgjuar. Po ashtu, këngëtarja shtoi se përtej lojës që ka bërë, Ilirin e respekton sepse i ka qëndruar pranë kur ajo ka patur nevojë.