Nje nder artistet me te dashura ne tregun muzikor shqiptar prej vitesh perpos shume artisteve te tjera eshte dhe Soni Malaj.
Diten e sotme, Soni Malaj ishte e ftuar ne emisionin “Abc-ja e mengjesit” ku u perfolen mjaftueshem tema ne lidhje me kengetaren. Gjithashtu si rralle here, Soni ka rrefyer edhe veshtiresite me te cilat ajo eshte perballur gjate karrieres se saj, ku shtoi se eshte ndjere mjaft e paragjykuar persa i perket origjines se saj, pra nga Tropoja.
“Paragjykimi ka qenë shumë i madh. Thonin hajt se prej Tropoje, maloke. Por nga e keqja ishte dhe e mira se nuk është se më ngacmonin shumë. Nuk kam patur ngacmime që mund të ndodhin shpesh në showbizz. E kam parë dhe nëpër komente këtë gjë.“, tregoi këngëtarja.
Pervec kesaj, Soni tregoi mesimin me te madh qe ka marre ne jete, i cili ka qene nga babai i saj qe fatkeqesisht sot nuk jeton me.
“Babi ka qenë gjithmonë mashkulli tipik verior. Thoshte gjithmonë të jesh me këmbë në tokë, kishte pjesën e virtyteve, nuk e ka pas qejf mos seriozitetin. Më thoshte ti je femër, duhet me qenë serioze. E kishte bezdi të mospaturit një personalitet të fortë dhe karakter.”
Përsa i përket festivaleve, ajo theksoi se nuk do të donte të merrte pjesë në disa prej tyre.
“Ndoshta disa pjesëmarrje nëpër konkurse muzikore do të doja t’i evitoja. Gjatë karrierës do t’i kisha evituar, ose më saktë në disa prej tyre në vitet e fundit nuk do të doja të kisha marrë pjesë.”, tha Soni.