Shqipe Hysenaj është një emrat më të komentuar të showbizit.
Ish konkurrentja e Për’puthen rrëmben gjihmonë vëmendjen me deklartat e saj të forta dhe debatet e nxehta që ndezin rrjetin.
Fillimi i këtij sezoni të ri në ‘E Diell’ nisi pa Shqipen dhe ndjekësit janë bërë kurioz se pse ajo nuk është pjesë e programit.
Së fundmi gjatë një videoje në InstaStory Shqipja sqaroi arsyet e largimit nga rubrika ‘Trotuar’ ku u shpreh se:
“ Jam larguar sepse kishte ardhur momenti që unë të largohesha duke qenë se kërkoj diçka ndryshe. Nuk më pëlqen më të jem pjesë e debateve, ose qendra e debateve sepse unë nuk jan vetëm aq, kam shumë për të dhënë. Dua që ju të njihni Shqipen e vërtetë dhe po planifikoj gjëra më të mëdha.”