Atdhe Xharavina shpesh ka bërë deklarata të bujshme për moderatoren Bora Zemani nëpër intervista. Para pak kohësh ai shprehu debulesën e tij për të, duke thënë se është familjarizuar shumë sidomos gjatë turneut. Madje tha se do bënte 10 vite burg për të.
Më vonë, në një tjetër intervistë, i pyetur se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse, ai tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Borën.
Kaq mjaftoi që në rrjet të krijoheshin aludime të ndryshme, të cilave u ka dhënë fund. I ftuar në “Shqipëria Live”, ai tha se ka shumë respekt për Borën dhe nëse do kishte qenë konkurrente do dilte me të.
Ish-konkurrenti zbuloi se është i lumtur dhe i dashuruar, por nuk e tregoi emrin e vajzës që i ka marrë zemrën.
“Është shumë simpatike, s’mund të gënjejmë. Kam respekt për Borën, është gocë shumë e mirë, por e shoh vetëm si shoqe. Nëse do kishte qenë konkurrente në “Përputhen” atëherë është ndryshe muhabeti. Do kisha dalë me të, pse jo? Do kisha tentuar t’i fitoja zemrën. Nuk ka asgjë mes nesh, nuk besoj se mund të këtë. Po të ishte konkurrente do dilja se ashtu është formati”, u shpreh Atdheu.