“Jam homoseksual”, trondit legjenda e Real Madrid, situata bëhet më dramatike pas replikës së futbollistit të Barcelonës “Koha të tregojmë historinë tonë”

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët meshkujt të profilit më të lartë në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin e tij.

Në një postim në Twitter të publikuar të dielën pasdite, ish-portieri i Spanjës tha: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”.

Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars 2021 dhe kanë dy fëmijë, të dy djem.

Deklaratën e legjendës së Real Madridit, e bën edhe më dramatike replika e legjendës së Barcelonës.

Carlos Pyol i tha atij: “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”