Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur se është homoseksual, duke u bërë një nga futbollistët meshkujt të profilit më të lartë në histori që ka konfirmuar homoseksualitetin e tij.
Në një postim në Twitter të publikuar të dielën pasdite, ish-portieri i Spanjës tha: “Shpresoj që të më respektoni: Unë jam homoseksual”.
Casillas ishte i martuar me gazetaren sportive Sara Carbonero për pesë vjet para ndarjes së tyre në mars 2021 dhe kanë dy fëmijë, të dy djem.
Deklaratën e legjendës së Real Madridit, e bën edhe më dramatike replika e legjendës së Barcelonës.
Carlos Pyol i tha atij: “Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”