Pas deklaratës që bëri për Geljanin, Sarës nuk i intereson asnjë djalë tjetër në programin Për’Puthen.
Një moment kur hyri në dhomën e zhveshjes, Sajmiri po qëndronte dhe i foli asaj, ndërsa Sara ia preu shkurt duke i thënë se është grua e martuar dhe duhet ta lërë rehat
Por kjo nuk bëri Sajmirin që të hiqte dorë dhe i tha Sarës se nuk kanë bërë akoma dasëm, thjesht janë të deklaruar. Ndërsa ajo iu përgjigj se e kanë bërë si në Bashki, të deklaruar.
“Kaq shpejt ë? Pse s’më ftove?” e pyeti Sajmiri ndërsa ajo iu përgjigj se ishte aty dhe e duartrokiti. Më pas e mbylli bisedën duke i kërkuar një personi nga stafi që ta ndihmojë me fustanin.