Romanca mes Kristit dhe Keisit, e krijuar brenda shtëpisë së BBV, po diskutohet mjaft si nga banorët ashtu dhe nga publiku.
Mirëpo mes reagimeve të shumta, ka qenë dhe babai i Keisit, Sabiani, i cili e ka shprehur hapur disa herë se është kundër lidhjes së të bijës me Kristin.
Madje ai akuzoi Kristin dhe produksionin se po e kthejnë këtë situatë në interesat e veta.
Megjithatë duke mos ditur se çfarë po ndodh jasjtë BBV, Keisi mendon se babai i saj është pro kësaj lidhje. Teksa po bisedonte me banorët, ajo u tregua e bindur se ai do më të mirën e saj, por që nuk do të jetë e qetë deri sa të marrë miratimin e tij.
“Problemi im më i madh është se çfarë mendon babai im, shoqëria ime e gjithë të njohurit e mi. Unë e kam mendjen tek ai, sepse dua një konfirmim nga babai.
Ai më ka thënë gjithmonë ndiq zemrën dhe jam e sigurt që ai do të jetë dakord, por si vajzë e vetme jam pika e dobët e tij. Ne kemi një marrëdhënie delikate me njëri-tjetrin, i tregoj çfarëdo lloj gjëje për mua. Nuk kam intriga dhe strategji, jam shumë reale edhe pse mbase kjo nuk duket”, u shpreh Keisi.
Mbrëmjen e djeshme, ish partnerja e Kristit ka publikuar mesazhet private me këtë të fundit.