“Jam e dashuruar, dua të bëhem nënë pa baba”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” habit me deklaratën

Ina Kollçaku është një prej personazheve që u bë e njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së saj në formatin e dashurisë “Për’puthen 1”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Ora Verore”, ajo ka pranon se kjo verë e ka gjetur të dashuruar.

Po ashtu, ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën se do që të bëhet nënë pa baba, duke nënvizuar se ndihet gati biologjikisht.