Po behen muaj qe nga mbyllja e aventures ne “Perputhen” per Fation Kuqarin, dhe ende ka njerez qe interesohen se si eshte jeta e tij pas programit.
Fation Kuqari ishte ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku rrëfeu disa detaje nga jeta e tij private dhe nuk la pas planet për karrierën e tij në televizion.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” u shpreh se para se të hynte në programin e dashurisë kishte nisur një film, i cili tashmë ka përfunduar. Por jo vetëm kaq, pasi ai shtoi se ka marrë ftesë për të qenë edhe te një telenovelë turke.
“Po bëj një film që e kam përfunduar, jam aktor kryesor. Kam dhe një plan tjetër për një telenovelë turk. Por ende nuk është ndarë se nuk kam mësuar gjuhën. Kushti kryesor është që të mësoj gjuhën brenda 4 mujorshit të parë. Deri diku është e ndarë si punë”, tha Kuqari.
Gjithashtu theksoi se nuk është duke lënë Shqipërinë për të jetuar në Turqi, pasi thjesht është një periudhë.
“Nuk po lë Shqipërinë. Mbaron me periudha dhe më pëlqen shumë pjesa e aktrimit. E shikoj shumë veten. Filmin në Shqipëri e kam bërë para se të hyja në Për’puthen”