Fotoja tashmë e famshme e “rivaleve” të shumëpërfolura, Selena Gomez dhe Hailey Bieber, e realizuar fundjavën e lënë pas theu rrjetin dhe gjithë teoritë e konspiracionit që ekzistonin për marrëdhënien e tyre, si respektivisht ish-i i Justin Bieber dhe bashkëshortja aktuale e tij.
Por si dhe përse ndodhi takimi i vajzave, fotoja dhe përqafimi mes tyre?
Burimet thanë se duke qenë se ishin në të njëjtin event, atyre iu kërkua që të bënin një foto dhe pranuan pa hezitim. Kështu, pozuan pranë njëra-tjetrës, të buzëqeshura dhe gati për t’i dhënë fund çdo tensioni apo lufte mes fansave.
E përse ndodhi ky takim? Arsyeja kryesore ishte që t’u tregonin pikërisht fansave se nuk ka asnjë hatërmbetje apo urrejtje mes tyre dhe se secila ka vijuar jetën, e ky ishte shansi fantastik për ta treguar këtë.
Gjithashtu, burimet pranë Justin Bieber thanë se këngëtari është shumë i lumtur për këtë dhe për faktin se mund t’i lenë hatërmbetjet pas.