Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Dihet tashmë për të gjithë se Bora është moderatorja e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars” së bashku me moderatorin e njohur, Eno Popi.
Të premten e kaluar ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte performanca e Kledi Kadiut, i cili dihet që është edhe kryetari i jurisë.
Kanë qenë të shumta komentet dhe vlerësimet e personazheve VIP për të e nuk mund të mungonte as komenti i Borës, e cila ka ripostuar një video të performancës së tij dhe ka shkruar vlerësimin e madh që ka për të.
“Moment magjik në “Dancing with the Stars”
Kledi ja pse jam fanse e jotja në çdo kohë”
Bora Zemani na dha gjithashtu një lajm që besojmë shumë nga ju e kanë pritur. Bukuroshja u shpreh se do të kemi mundësinë që nga dita e hënë ta ndjekim në “Perputhen”.