Prime-n e kaluar, banorëve të “Big Brother VIP” iu kërkua në dhomën e rrëfimit të jepnin dy emra se cilët do të donin të shkonin në finale.
Dy emrat që u votuan më së shumti ishin Dea Mishel dhe Luizi e një prej tyre do të shpallej finalist i parë me anë të votave të publikut.
Televotimi për ta ishte i hapur gjatë tre ditëve të shkuara e pak më parë Arbana komunikoi vendimin e publikut.
Luizi ishte banori që u shpall finalisti i parë i këtij edicioni të dytë, por ajo çka nuk pritej ishte se këngëtari shpërtheu në lot edhe pse gjatë gjithë kohës tregon një siguri të madhe se do të shpallet fitues i këtij edicioni.
