Dua Lipa vazhdon të shijojë pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Gjatë këtyre ditëve, autorja e shumë hiteve botërore, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare.
Ashtu siç nuk bëri më herët, kësaj radhe, Dua ka vendosur që t’u tregojë të gjithëve në cilin vend të Shqipërisë po qëndron, në Kep Merli.
“Nuk dua të largohem kurrë.”, ka shkruar Dua krhas fotove ku duket mjaft tërheqëse.
Gjatë këtyre ditëve, Dua është kritikuar nga fansat shqiptarë për shkak se nuk ka vendosur vendndodhjen, por duket se këto fjalë kanë rënë në veshin e saj dhe ka vendosur që ta rregullojë “gabimin”.