“Në kuadër të Dashurisë” është filmi komedi që do të sjellë në rolin e një çifti Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin.
Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.
Pjesë e kastit të filmit përveç protagonistëve, do të jenë edhe shumë figura të tjera të njohura si: Sara Hoxha, Ndriçim Xhepa, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe dhe Besmir Bitraku.
E teksa dita-ditës po zbulojmë nga pak të gjithë kastin e filmit, së fundmi është bërë me dije se edhe Zamira Kita dhe Sotiraq Bratko do të jenë pjesë e filmit