Pas përplasjeve të forta mes Sindit dhe Muratit në studio ndërsa po transmetohej takimi I tij me Olën, Sindin e shohim shumë të prekur. Kjo gjë është vënë re edhe në prapaskenë ku ajo qëndron e vetmuar duke qarë në koridoret e Top Channelit.
Edhe pse mezi i nxirte fjalët ajo shprehet se ndihet shumë e lënduar dhe e zhgënjyer nga sjellja e Muratit. Ajo shton se nuk priste që Murati të besonte më tepër në gjërat fizike sasa ato emocionale, ndaj priti ta shihte si do ishte Murati në raport me një vajzë tjetër për të kuptuar ku qëndronte ai.
Ndërsa thekson se pëlqimi që ka patur për të ka genë i fortë, ajo tha se edhe nëse Murati do të dojë të rikthehet tek ajo do të jetë vetë Sindi që nuk do të pranojë.