E ftuar në “Glamour Zone” pas daljes nga “Për’puthen” dhe ndarjes me Andin, ishte ish-konkurrentja Jasmina Kadriu.
[widget id=”custom_html-4″]
Ajo ka hapur zemrën e ka folur pa dorashka për gjithçka që ndodhi në emision e jashtë tij, si dhe rrëfeu të pathëna për marrëdhënien e saj me Andin.
Jasmina u shpreh e zhgënjyer për Andin, duke treguar se i kishte bërë një surprizë tepër speciale duke i sjellë vëllain e madh nga Amerika, por ai s’e kishte përmendur kurrë gjestin e saj.
“Ia kam sjellë unë vëllain nga Amerika, ia kam bërë unë surprizën dhe ai s’e përmendi në asnjëlloj vendi.”- tregoi ish-konkurrentja ndër të tjera në emisionin që do të transmetohet sonte në “RTV Ora”
Pas kësaj, vëllai i Andit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Story:
“Korrigjim: Unë veten e kam sjellë nga Amerika edhe surprizën unë ia kam bërë vëllait tim. Por megjithatë, faleminderit që m’ke marrë prej aeroportit.